FOTO/ Kombëtarja në EURO 2024 vlen mbi 110 milionë euro, ja çmimet e kartonit të secilit prej futbollistëve kuqezi

Jun 8, 2024 | 20:58
SHPËRNDAJE

Trajneri Silvinjo ka zyrtarizuar sot listën e futbollistëve që do të marrin pjesë në EURO 2024, duke bërë përzgjedhjen përfundimtare të 26 kuqezinjve për turneun. Një përzgjedhje e cila sipas ekspertëve të “Transfermarkt”, kalon vlerën 110 milionë euro.

 

447802257_862858165876692_5857166693776544995_n

Duke përllogaritur vlerat e kartonit sipas këtij portali për secilin nga futbollistë kuqezi, vlera e 26 lojtarëve të Shqipërisë që  janë grumbulluar për këtë turne është 111,6 milionë euro.

Më shumë se gjysmën e kësaj shume e mbulojnë katër emrat e parë në listë me Armando Brojën i cili vlerësohet 22 milionë euro nga “Transfermarkt”. Jo shumë larg pas tij, me 18 milionë euro, vlerësohet Kristjan Asllani, ndërsa vendi i tretë i ka shkuar tashmë Ernest Muçit, i cili ka pësuar një rritje të rëndësishme duke u vlerësuar me 13 milionë euro. Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti është në kuotën e 10 milionë eurove në vendin e katërt në këtë klasifikim.

xzcczxcxzzcxcxzxzcxzccxz-1

Sa u përket lojtarëve me vlerën më të ulët, Amir Abrashi është ai që ka kartoni me vlerësohet më pak, vetëm 200 mijë euro. Pak më sipër tij janë Gjasula dhe Aliji, vlera e kartonëve të të cilëve është aktualisht 400 mijë euro. Etrit Berisha me 500 mijë euro është futbollisti tjetër i kësaj liste që vlerësohet nën 1 milionë euro nga ekspertët e “Transfermarkt”.

sdffdsfsdfsdsfddsffsdsfdsfd-1

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura