FOTO/ Kush është Gëzim Kasemi, ushtari i kapobandës Altin Dardha

Oct 5, 2017 | 10:05
SHPËRNDAJE

Personi që shihni në foto eshte Gëzim Kasemi, ushtari i kapobandës Altin Dardha, i cili u arrestua ne Bari, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Ai ishte dënuar për masakrën 25 shkurtit ’98, ku u vranë 4 persona e u plagosën 2 të tjerë.

gezim-kasemi.-1

Megjithëse u deklarua fajtor për të gjitha këto krime, Kasemi u dënua vetëm me 16 vjet e 8 muaj burg, pjesën më të madhe të të cilit e ka kryer. Por u shpall ne kerkim, pasi në 2015-n, pas një leje shpërblyese nga burgu, nuk u kthye më në qeli, duke u arratisur drejt Italisë.

Tashmë atij i mbeten për të kryer edhe 3 vjet e dy muaj burg. Gëzim Kasemi ishte dënuar në vitin 1998 për vrasjen me paramendim të shtetasit Burhan Tomorri, Abdurraman Tomorri, Kastriot Bejko dhe Behar Eskiu, si dhe për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasve Ramadan Eskiu e Vlash Shkurti

Pas vrasjes së 4-fishtë, Gëzim Kasemi u arrestua në afërsi të Skraparit, gjatë një operacioni të drejtuar nga Gani Malushi dhe Ilir Ngresi, dy oficerë të vrarë në krye të detyrës.

Gjatë operacionit është shkëmbyer zjarr mes policisë dhe autorëve, duke mbetur të vrarë shtetasi Altin Isufi dhe Agron Bilali, të cilët morën pjesë në masakrën e 25 shkurtit 1998.

Ndërsa Altin Dardha kishte arritur të largohej, duke kaluar kufirin në drejtim të Greqisë, ku u vra dhe iu pre koka dy ditë më vonë. Altin Dardha akuzohej për të paktën 60 vrasje që i kishte kryer vetë e kishte urdhëruar 300 të tjera.

ETLEVA DELIA/PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura