FOTO/ Ky është Alban Semaku që u ekzekutua, 38-vjeçari ka qenë i dënuar për vrasje dhe kanosje

Oct 17, 2021 | 16:56
SHPËRNDAJE

Personi në foto është Alban Semaku, 38 vjeç i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në Peqin. Ai është ekzekutuar dhe mendohet se në vendin që është gjetur i pajetë është hedhur nga ekzekutorët, ndërsa vrasja dyshohet se ka ndodhur në një vend tjetër.

Alban Semaku - vrasje-banda e lushnjes-peqin
Alban Semaku, personi i cili u gjet i vrare me arme zjarri

Sipas policisë, ky persona ka qenë anëtar i bandës së Lushnjës dhe deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

E SHKUARA KRIMINALE

Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një kre hër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në  I.E.V.P Peqin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura