FOTO/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mjeti bëhet copash. Raportohet për të plagosur

Apr 29, 2023 | 16:04
SHPËRNDAJE

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi Pyllit të Sodës në qytetin e Vlorës.

Pamje nga aksidenti
Pamje nga aksidenti

Burime për median bëjnë me dije se një automjet tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë raportohet dhe për të plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa pritet të zbardhet nga autoritetet përkatëse.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura