Një sasi prej 67.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, është sekuestruar nga Policia Policisë Kufitare të D.R.K.M Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Malit të Zi.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ishin tre shtetas ata që sapo kanë parë që janë pikasur nga policia, kanë fshehur thasët me drogë në shkurre dhe me pas vetë janë larguar në thellësi të kufirin me Malin e Zi. Ka qenë errësira që i ka ndihmuar trafikante që të ikin nga zona.
Njoftimi i policisë
Malësi e Madhe, Shkodër
Operacion i përbashkët i Policisë Kufitare të D.R.K.M Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Malit të Zi.
Policia Kufitare e Shkodrës gjatë operacionit sekuestron 67.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Vijon operacioni në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Malit të Zi për kapjen e tre shtetasve që transportonin lëndën narkotike.
Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në kufirin jeshil, në orët e para të mëngjezit kanë konstatuar tre shtetas të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi dhe secili po transportone nga një thes ku dyshohej se kishte lēndë narkotike.
Menjëherë kane njoftuar grupin Operacional të DVKM Shkodër, Policinë e Malësisë së Madhe si dhe Policinë Kufitare të Malit të Zi.
Tre shtetasit që transportonin lëndën narkotike porsa kanë parë se po ndiqeshin nga Policia, në vendin e quajtur Rapsh, Malësi e Madhe, kanë fshehur thasët me lëndë narkotike ne shkurre dhe duke shfrytëzuar kushtet e errësirës dhe terrenin e thyer malor janë larguar në thellësi të kufirit me Malin e Zi.
Policia Kufitare gjatë krehjes së zonës ka gjatur dhe sekuestruar 3 thasë ku brenda të cilëve kishte 60 pako me peshë 67.5 kg lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sativa”
Po vijon krehja e zonës në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe vënien e tyre para pergjegjësisë penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikim i narkotikëve kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 i Kodit Penal.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al