Dy koleget dhe mikeshat e ngushta, Reme Lala dhe Elena Gina, të cilat spikasin në Parlament për veshjet e bukura, këtë të enjte kanë respektuar mometin në të cilin ndodhet vendi. Ato u panë të veshura që të dyja me të zeza në respekt të viktimave të tërmetit.
Edhe seanca parlamentare e kësaj të enjteje kishte parashikuar nderimin e viktimave me 1 minutë heshtje. Gjithashtu, shumica e zonjave të Parlamentit ishin veshur me të zeza. Reme Lala, e cila i pëlqen shumë ngjyrat edhe në stinën e dimrit, këtë herë ishte veshur me të zeza dhe në fakt, duhet thënë se dukej mjaft mirë.
Zona e Dibrës, nga ku ajo e ka prejardhjen, nuk ka qenë nga ato të dëmtuarat nga tërmeti. As Elbasani, qyteti nga i cili ka origjinën zonja Gina, nuk ka pasur dëme nga tërmeti. Kësaj here, deputetët e zonave të dëmtuara kanë qenë më së shumti në terren për të evidentuar problemet e krijuara dhe për të ndihmuar banorët.
PANORAMAPLUS.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al