Londra ka spikatur këtë vit jo vetëm për spektaklin e fishekzjarrëve por edhe për jetën e natës dhe gjallërinë që pushtoi rrugët e saj. Të rinj dhe të reja nën efektin e alkolit kanë dhuruar ‘spektakël’ edhe në rrugë përveç saj.
Të rinj dhe të reja nën efektin e alkolit kanë dhuruar ‘spektakël’ edhe në rrugë përveçse në klabet në të cilat kishin zgjedhur të festonin. Të shumtë kanë qenë ata të cilët nuk i kanë përmbajtur ‘nervat’ me policët e rendit publik, por jo të pakta kanë qenë edhe rastet kur kanë nisur kërcimet e këngët.
Ajo që ra më shumë në sy ishte veshja ekstravagante dhe e guximshme e disa prej tyre. Gjysmë të zhveshura, me fustane të shkëlqyeshme vajzat kanë tërhequr pa diskutim vëmendje në rrugët e metropolit të Anglisë.
Përveçse momente të bukura dhe gazmore nuk kanë munguar edhe situata e sikletshme për to, sigurisht të ardhura nga tejkalimi i konsumit të alkolit.
Disa nga këto vajza shihen të rrëzohen, disa me ndihmë të personave të njohur apo edhe të panjohur shoqërohen për në shtëpi, shkruan Daily Mail. Nuk kanë munguar edhe ato momente të cilat mund të quhet pa diskutim fantastike: Propozimet për martesë me djem të ulur në gjunjë.