Policia greke ka finalizuar një tjetër aksion në ku është arrestuar një shqiptar.
Sipas informacioneve policia greke ka ndjekur dhe ka ndaluar një makinë e cila vinte nga kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Automjeti ishte ngarkuar ne kufirin e gjelbër me Janinën, u arrit të kapej në Selanik. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 18 pako me 113 kg 450 gram marijuanë të fshehura në bagazh.
Ne pranga drejtuesi i mjetit, shqiptar 28-vjeç. U sekuestrua makina dhe 2 celulare.
Prej 20 Janarit e deri sot, ne Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik e kryesisht ne zonën Kostur-Follorine, policia greke ka sekuestruar 3 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al