Policia në shtetin e Uashingtonit po përpiqet të kapë dy breshka mbi trupin e të cilave është vendosur simboli nazist.
Me gjithë reputacionin e tyre si specie të ngadalta, dy zvarranikët mbeten ende të lira.
Vizitorët e befasishëm në Gene Coulon Park në qytetin Renton njoftuan policinë për zvarranikët në fillim të kësaj jave, por Departamenti i Policisë Renton thotë se nuk ka qenë në gjendje të kapë dy breshkat për të fshirë simbolin që mbajnë mno shpinë.
“Policia e Renton u njoftua se dy nga breshkat tona Gene Coulon kishin disa shenja të pikturuara në zhguallin e tyre,” tha departamenti në një postim në Facebook.
“Ne kemi bërë një përpjekje për t’i lokalizuar ato, por deri më tani kanë shmangur kapjen.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al