FOTO/ Stadiumi është thuajse gati, përfundon i gjithë rrethimi te kompleksi i Partizanit

Nov 2, 2022 | 12:17
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që Partizani stërvitet dhe vijon sezonin, po punohet me intensitet maksimal edhe në kompleksin e të kuqve, ku investimet e presidentit Demi janë përqendruar më së shumti te stadiumi.

KOMPLEKSI PARTIZANI 1 (1)

Ditën e djeshme “Panorama Sport” vizitoi kompleksin “Partizani”, ku pavarësisht se skuadra stërvitej, rreth e qark punohej me ritëm të lartë.

Në pjesën e jashtme të stadiumit janë vendosur vizimet e nevojshme të parkingut para stadiumit, si dhe janë instaluar kangjellat, që e ndajnë atë me pjesën tjetër të kompleksit, që nuk ka nisur ende punimet për shkak se po vonon leja e shembjes së godinave të ish-hartografisë.

KOMPLEKSI PARTIZANI 2 (1)

Ndërkohë, në tribunën përballë ka përfunduar thuajse totalisht vendosja e gardhit rrethues dhe është bërë edhe ndarja e nevojshme e sektorit ku do të qëndrojë tifozëria mike me pjesën tjetër.

Përveç kësaj në të katërt cepat e stadiumit janë vendosur barriera gjigante metalike, si dhe porta të mëdha, që nuk lejojnë daljen e topit jashtë, por edhe kufizojnë hyrjen e personave të paautorizuar.

KOMPLEKSI PARTIZANI 4 (1)

Aktualisht, i vetmi element që e pengon Partizanin në të luajë ndeshje të Superiores në stadiumin e vet është fakti që fusha është sintetike, pasi rrethimi është bërë sipas çdo kushti të FSHF-së, madje edhe të UEFA-s.

Ndërkohë, punimet vazhdojnë intensivisht edhe te hoteli, ku po përfundohen instalimet elektrike dhe hidraulike.

KOMPLEKSI PARTIZANI 5 (1)

Gjithashtu në vijim pritet të bëhet i mundur edhe përdorimi i ndriçimit të stadiumit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura