FOTO/ U arrestua pas dy ditësh kërkime, momenti kur familjarët dorëzojnë në polici vrasësin e policit Novruz Cenalia

May 15, 2024 | 23:05
SHPËRNDAJE

Ky është momenti kur Azgan Mërnica, autori i vrasjes se policit, Novruz Cenalia u dorëzua në polici  nga familjarët pas dy ditësh kërkime.

azgan mernica

Mësohet se policia e kishte e lokalizuar dhe i kishte thënë familjarëve të Azgan Mërnicës që të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej.

I ishte bërë e qartë që të vetëdorzohej dhe pas negociatave me familjarët, u vetëdorëzua në Dërmenas fshihej

Po ashtu bëhet e ditur se kanë qenë familjarët që e kanë bindur të vetëdorëzohet.  Policia e kishte lokalizuar dhe i ka lënë afat ose dorëzohu ose do të ndërhynë.

MINISTRI BALLA

Ndërkohë ministri Balla në një postim në rrjetet sociale shkruan se “kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit dhe nuk mund t’i shmanget dot kurrë ndëshkimit” .

U prehsh në paqe Novrus i dashur! Bashkë me familjen tënde, kolegët e tu të Policisë së Shtetit dhe mbarë shoqërinë tani presim nga drejtësia të bëjë detyrën. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit dhe nuk mund t’i shmanget dot kurrë ndëshkimit .

 Prokuroria e Fierit regjistron procedim penal për dy vepra! 

 

Dy ditë  pas vrasjes së policit Novruz Cenalia në Fier, Prokuroria e këtij qyteti ka regjistruar procedim penal për dy vepra, penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se pasi janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, sekuestrimit të provave materiale, sekuestrimit dhe këqyrjes së pamjeve filmike, pyetjes së shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes, është arritur të identifikohet autori i dyshuar, shtetasi A. M., i datëlindjes 15.06.2001, lindur në Fier dhe banues në Sulaj, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.

NGJARJA 

Akti i rëndë ndodhi mesditën e 13 majit, teksa i riu Novruz Cenalia, sapo kishte marrë rrugën në drejtim të punës. Ai ishte i veshur me rroba policie, por fati i keq e ka përballur në rrugë me të riun Azgan Mernica.

Dyshohet se mes tyre ka patur një sherr për përparësinë e kalimit në një rrugë të ngushtë që ndodhej në fshatin Baltëz të Fierit, zonë në të cilën banonte familja Cenalia prej shumë vitesh. Efektivi i forcave ‘Shqiponja’ ka debatuar me të riun që vinte nga një fshat tjetër, por që kalonte nëpër Baltëz, por ai është larguar pak, ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në kokë, duke i marrë jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas telefonatës së banorëve të zonës, ndërsa, i ati i Policit, gjendej në sallën operative të drejtorisë së Policisë së Fierit. Autori, një djalë vetëm 23 vjeç është larguar menjëherë me makinën e tij, një mjet tip ‘Audi’, e ka braktisur atë për tu fshehur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura