FOTO/ U ndanë pas konflikteve të vazhdueshme, Elia Zaharia bën daljen e parë pas lajmeve se është në proces divorci me Princ Lekën. Aktorja shfaqet krah…

Dec 29, 2023 | 20:20
SHPËRNDAJE

Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se marrëdhënia e Elia Zaharia dhe Princ Lekës është në krizë, ndërsa po përflitet se dyshja janë në proces divorci.

elia zaharia princ leka vajza

Megjithatë çifti nuk kanë reaguar akoma në lidhje me këto lajme, për të treguar se çfarë ka ndodhur mes tyre.

Së fundmi Elia ka bërë daljen e parë në rrjetet sociale. Ka qenë kolegu i saj aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja që ka publikuar një foto në Instagram me Elian dhe nënën e sa, aktoren Yllka Muja.

rezart

Sa i përket vajzës së tyre Geraldina, mësohet se çifti do të vijojnë të kujdesen për të në mënyrë të barabartë.

Pak ditë më parë Princ Leka ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes me disa imazhe ku pozon së bashku me të bijën. Por, ndryshe nga kartolinat e Krishtlindjes të viteve të kaluara mungont bashkëshortja e tij, Elia Zaharia.

princ leka

Ai ka publikuar fotot ku shfaqet vetëm me të bijën, duke shtuar zërat se martesa e tyre ka marrë fund.

princ leka4

Si Elia po ashtu dhe Princi kanë kërkuar që asnjë rutinë e saj të mos cënohet dhe mos e ndjejë aspak divorcin e prindërve të saj. Por divorci nuk do të privojë Elia Zaharian nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, pasi ajo do të marrë pjesën e saj.

elia zaharia princ leka4

Nga ato që kemi mundur të mësojmë është se problemet mes çiftit, kanë nisur që para verës të këtij viti. Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe jo më të dy bashkëshortëve.

elia zaharia princ leka3

Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku.

elia zaharia princ leka

Dyshja ka nisur problemet e para rreth 6 muaj më parë dhe ka vendosur që gjithçka ta mbajë sa më diskret, duke preferuar që mos të përfshijë në këtë konflikt të tyren familjarë apo miqtë.

elia zaharia princ leka2

Ndërkohë Elia nuk jeton më në shtëpinë e Lekës, ku prej shumë vitesh kanë jetuar së bashku. Ishte thuajse e pashmangshme që teksa kaloje në rrugën e Pedonales, mos të ndesheshe me vogëlushen Geraldinë, nën shoqërinë e dy gjyshërve të saj.

elia zahari`

Elia dhe Leka janë treguar gjithmonë diskret sa i përket detajeve të historisë së tyre të dashurisë 15 vjeçare, duke folur shumë rrallë.

elia zaharia princ leka6 elia zaharia princ leka7 elia zaharia princ leka9 elia zaharia princ leka1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura