FOTO/ Xhamat e “shpuar” nga plumbat, ky është “Audi” me të cilin lëvizte 54-vjeçari Agron Puka!

Mar 6, 2024 | 8:52
SHPËRNDAJE

Ky është automjeti tip “Audi” me të cilin po udhëtonte 54-vjeçari Agron Puka, teksa u qëllua me plumba mëngjesin e sotëm.

audi agron puka

Makina shihet e parkuar anash rrugës, ndërsa xhamat e mjetit janë shpuar nga plumbat.

Raportohet se 54-vjeçari po lëvizte me automjet në gjimnazin pranë fshatit Rrilë kur është qëlluar nga një person i paidentifikuar rreth orës 08:00.

Agron Puka është raportohet se është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

agron puka lezhe

Mësohet se 54-vjeçari sapo kishte dërguar fëmijët në shkollë, kur autori i ka bërë pritë dhe e ka qëlluar me breshëri automatiku.

Të shtënat me armë kanë ndodhur në sy të nxënësve që janë traumatizuar nga ngjarja.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura