Interi duket se ka përgatitur fanellat për edicionin e ardhshëm, atë 2023-2024. Por ndërsa klubi nuk i ka prezantuar zyrtarisht, në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e para të modeleve.
Sigurisht, fanella e parë mbetet tërësisht zikaltër, por modeli i prodhuar nga “Nike” do të kthejë logon e verdhë, siç ka bërë edhe disa vite më parë.
Edhe vijat nuk janë ato tradicionale, pasi janë me një dizajn ku dominon abstraksioni, ashtu si edhe në fanellën e dytë e cila është e bardhë me një vijë zikaltër të ndërprerë në pjesën e sipërme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al