FOTO/ Zhgaravitet flamuri shqiptar në Mal të Zi

Jan 6, 2016 | 11:58
SHPËRNDAJE

flamuri-shqiptar

Flamuri shqiptar i cili ishte punuar në urën e Tërgajes në Lumin Cem në Tuz është shkarravitur nga persona të paidentifikuar.

Lajmin e raporton portali Malësia.org, agjenci informative në gjuhën shqipe i themeluar në vitin 2000 në Tuz të Malësisë.

Ky veprim thuhet se është vandalizëm ndaj flamurit kombëtarë dhe provokim ndaj gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.

Shqiponja kuq e zi ishte punuar nga disa të rinjë para gati tre vite dhe së shpejti pritet të ringjyroset.

flamuri mal i zi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura