Dy javë pas sulmit në protestën e datës 6 Dhjetor ish kryeministri Sali Berisha është shfaqur për herë të parë në publik pa syze.
Berisha u shfaq në mbledhjen e Këshillit Kombëtar në gjendje të mirë shëndetësore pas plagëve që pësoi në fytyrë si pasojë e grushtit të të riut Gert Shehu në mes të turmës.
Sulmi ndaj Berishës ndodhi pak para se të niste protesta, ditën që në Tiranë mbahej samiti BE-Balkani Perëndimor.
Ish kryeministri e ka cilësuar këtë sulm të orkestuar nga socialistët ndërsa është shprehur se e ka falur agresorin pasi ai është përdorur për të kryer këtë akt.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al