Mbrëmja e djeshme ishte një natë feste tek Elbasani ku shtruan darkën e fundit të këtij sezoni.
Klubi verdheblu bëri bashkë të gjithë futbollistët, stafin teknik, bordin drejtues dhe persona të tjerë që i kanë qëndruar pranë këtë sezon, në krye të të cilëve është presidenti Kujtim Llupa.
Presidenti Llupa kishte ftuar në darkën private edhe dy presidentët e finales së titullit, Gazmend Demin e Partizanit dhe Agim Demrozin e Egnatias.
Elbasani do të jetë pjesë e elitës nga sezoni i ardhshëm dhe po punojnë për të krijuar një ekip konkurues.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al