Fitorja e Joe Biden dhe Kamala Harris ka bërë që festimet të shtrihen deri në Indi, aty ku e ka origjinën Harris, e cila është zgjedhur nënpresidente e SHBA.
Në fshatin jugor indian të Thulasendrapuram – rreth 14,000 nga Uashingtoni këtë të dielë banorët festuan me foton e Harris, raporton BBC.
Fshatarët ishin të gëzuar që Kamala Harris, gjyshi nga nëna e të cilës lindi në Thulasendrapuram, u zgjodh në këtë post të rëndësishëm.
“Një histori e re për Amerikën u shkrua nga një grua të cilën ne e konsiderojmë si bijë të fshatit tonë,” i tha BBC një këshilltar për fshatin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al