FOTOLAJM/ Mori 5 ditë leje për t’u betuar si eurodeputet, Fredi Beleri takohet në Athinë me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis

Jul 15, 2024 | 13:34
SHPËRNDAJE

Pas mbërritjes në Athinë mesditën e sotme, Fredi Beleri është takuar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

maketa-mitsotakis-beleri
Fredi Beleri dhe Kyriakos Mitsotakis, Athinë

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuar nga mediat greke, Beleri është pritur nga Mitsotakis në Pallatin Maksimos.

mitsotakis-beleri__2_
Fredi Beleri dhe Kyriakos Mitsotakis, Athinë

Mësohet se kryeministri grek gjatë takimit është shprehur se “rruga e Shqipërisë drejt BE-së është përmes respektimit të vlerave të BE-së”.

Kujtojmë se Beleri, eurodeputet i Demokracisë së Re u largua nga burgjet shqiptare mëngjesin e sotëm pasi siguroi lejën 5 ditore për të udhëtuar në Athinë dhe më pas në Strasburg, ku më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet.

mitsotakis-beleri__4_
Fredi Beleri, Athinë

Beleri është pritur në aeroportin e Athinës me përqafime, duartrokitje dhe brohorima, ku dhe ka ka deklaruar se “jam i pafajshëm”.

LEXONI EDHE: “Himariotët kanë nënën Greqi”- Fredi Beleri mbërrin në Athinë, pritet me duartrokitje dhe përqafime: Edhe në Shqipëri të gjithë thonë se jam i pafajshëm

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura