Andreas Ndoj është një nga talentet e shumtë të piketuar nga stafet e ekipeve zinxhirë në Kombëtaren kuqezi. Mesfushori shkodran, është kthyer të bëjë protagonistin te ekipi i tij Olimpjakos, madje duke zbritur si titullar në dy ndeshje të Ligës së Europës.
Me paraqitjet e tij, mesfushori 19-vjeçar tërhoqi edhe vëmendjen e trajnerit Edy Reja i cili vendosi ta grumbullojë për dy miqësoret në muajin nëntor kundër Italisë dhe Armenisë.
Por ai e refuzoi ftesën pasi dëshiron që të përfaqësojë kombëtaren helene. Pasi mori këtë vendim, ka ardhur dhe reagimi nga klubi grek në faqen zyrtare në Facebook. Ata kanë postuar foton e Ndoj me mbishkrimin: “Djali ynë!”
Rikujtojmë se refuzimi i 19-vjeçarit vendos përfundimisht të ardhmen e tij me fanellën kuqezi, pasi prej kohësh është vendosur një rregull i qartë, i pakthyeshëm, asnjë lojtar nuk ftohet më në Kombëtare nëse refuzon një herë fanellën kuqezi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al