FOTOLAJM/ Pas incidenteve në kampin MEK, muxhahedinët protestojnë para Ambasadës shqiptare në Londër

Jun 20, 2023 | 15:44
SHPËRNDAJE

Pas tensioneve të anëtarëve të MEK në kampin e Manzës, në Durrës me forcat e policisë së Shtetit kanë nisur protestat nga pala iraniane.

WhatsApp Image 2023-06-20 at 3.44.09 PM

Burime për Panorama bëjnë me dije se iranianët kanë dalë në proteste para ambasadës shqiptare në Londër, pas denoncimit të grupit të MEK se dy persona kanë humbur jetën gjatë kontrolleve të policisë.

WhatsApp Image 2023-06-20 at 3.44.09 PM (1)

Nga ana tjetër, ministria e Brendshme e Shqipërisë në reagimin e saj lidhur me kontrollet e policisë thekonte se “operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Po ashtu ministria thekson se grupimi MEK nuk i është përmbajtur marrëveshjes, ndërsa policia ka ndërhyrë konform ligjit. Ndërkohë nga ana e banorëve iranianë ka patur rezistencë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura