Pas deklaratave të forta, ashpërsimeve të tonëve dhe sulmeve në distancë, kreu i Shtetit, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë takuar sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.
Ndryshe nga fotot e shkuara, tashme në kontekstin e masave të koronavirusit, Meta dhe Rama i kanë dhënë “bërrylin” njëri-tjetrit.
Gjatë këtij takimi përballë, që ka munguar prej kohësh ka qenë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Të tre figurat e larta të shtetit janë parë të buzëqeshur në takimin që zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ku mediat nuk janë lejuar të jenë të pranishme.