Kombëtarja Shqiptare e Futbollit për femra është mposhtur në “Qemal Stafa” me rezultatin e thellë 0-6 në kuadër të eliminatorëve “Euro 2017”.
Një lojë e dominuar totalisht nga skuadra e Bergeros, e cila arriti të regjistrojë një fitore tjetër me rëndësi që e mban në kreun e Grupit 3 me 9 pikë. Asnjë tentativë e shqiptareve ku duken inekzistente në lojë, ndërsa e gjithë sfida luhet në gjysmëfushën tonë.
Kjo është humbja e tretë radhazi për Kombëtaren tonë, pas asaj me Greqinë dhe Rumaninë, Shqipëria regjistron tjetër rezultat negativ, i cili e pozicionon në fund të grupit me 0 pikë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al