Era e fortë në qytetin e Lezhës ka shkaktuar dëmtime gjatë natës në dekorin e festave.
Pema e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri, e vendosur në sheshin “Gjergj Kastrioti” është rrëzuar.
Ndërsa janë shkatërruar shtëpizat e vendosura për festa, dërrasat e të cilave janë përhapur në shesh.
Gjithashtu janë rrëzuar pemë, ndërsa një tabelë rrugore ka përfunduar në një makinë të parkuar duke i thyer xhamin e pasëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al