Impianti i ujërave të zeza i qytetit të Kavajës po shndërrohet një burim të rrezikshëm infeksioni për shëndetin e qytetarëve.
Prej kohësh banorët kanë denoncuar mosfunksionimin e impiantit të ujërave të zeza dhe shkarkimin e tyre në vende të ndryshme të qytetit. Siç shihet në fotot tubacioni i ujërave të zeza i ka përhapur fekalet pranë banesave të qytetarëve, duke u shndërruar në një vatër të rrezikshme infeksioni epidemiologjik.
Qytetarët e kontaktuar fajësojnë kryetarin e Bashkisë së Kavajës për mos ndërhyrje dhe në zgjidhjen e problematikës së tyre.
Mësohet se Administrata e Bashkisë nuk u ka dhënë afate dhe përgjigje të qarta se kur do zgjidhet përfundimisht kjo gangrenë që po rrezikon shëndetin e qytetarëve.
Në ankesat e tyre, qytetarët e Kavajës akuzojnë kryebashkiakun, Redjan Krali se nuk u hap telefonin në fundjave dhe në kushtet kur administrata është pushim nuk kanë ku të ankohen për të gjetur zgjidhje për këtë problematike shqetësuese.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al