FOTOLAJM/ Zbulohet pajisja 400 dollarëshe që i kushtoi karrierën dhe burgun Safet Gjicit!

Jun 27, 2023 | 8:17
SHPËRNDAJE

Alma Kaçi, 40 vjeçarja e cila filmoi Safet Gjicin teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrë ka arritur të regjistrojë gjithçka me anë të një pajisje, e cila ishte e instaluar në një gotë kafeje.

Safet-Gjici-Gjykata-kamera-gota-plastike-400-usd

Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka ka siguruar pamjet e kamerës së fshehtë e cila, në internet mund të blihet për vetëm 400 dollarë.

Siç shihet edhe në fotot, kamera e fshehtë është në brendësi të kapakut të gotës plastike, në të cilën zakonisht shërbehen pijet e nxehta ose të ftohta. Duke qene se Safet Gjici ishte shumë i kujdesshëm dhe se nuk lejonte njeri në zyrë me çanta apo me celularë, pajisja e filmimit ishte vendosur në gotën plastike.

Gota e kafes-kafe-safet-gjici-skandali-`

Nga filmimet e para duket se kamera ishte pozicionuar fillimisht në tavolinën e mbledhjeve të Safet Gjicit, ndërkohë që Alma Kaçi ishte ulur poshtë tavolinës së tij.

Me pas këtij akti seksual, ne media doli dhe një fragment i dyte ku Alma Kaçi duket që e mban në dorë kamerën teksa flet me Safet Gjicin për projektin e qenve.

Filxhani i kafes Alma Kaci11

Pamjet e siguruara nga pajisja 400 dollarëshe i kushtoi Safet Gjicit karrierën dhe qelinë e burgut.

Gjatë seancës së sotme të GJKKO, Safet Gjici është dënuar me arrest me burg dhe është lënë në qeli, ndërkohë që Alma Kaçi është dënuar me arrest shtëpie.

Filxhani i kafes Alma Kaci

DESHMIA

Safet Gjici ka deklaruar ditën e sotme se ai kishte marrë dënimin për gabimin qe kishte bërë, ndërkohë që ka këmbëngulur se nuk ka projekt dhe se nuk e ka shkelur ligjin.

Unë u ndëshkova për veprim që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin.

Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryet shkelje ligjore, jam dakord me qëndrimin e avokatit”, është shprehur Gjici.

Ndërkohë që Alma Kaçi është shprehur se herën e parë që ka shkuar në zyrën e Safet Gjicit është ngacmuar seksualisht nga ai. Ndërkohë që herën e dytë ka shkuar me dëshirë dhe se ka vendosur ta filmojë aktin.

“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pas lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e pare ai më ngacmoi seksualisht, në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshire, por vendosa ta filmoj”, ka thënë Alma Kaçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura