FOTOT/ Dalin fakte të reja. Njerëzit e Berishës erdhën të përgatitur. Pas traut prej çeliku, ja çfarë kishin marre me vete

Jan 9, 2022 | 11:30
SHPËRNDAJE

Njerëzit e Sali Berishës kanë përdorur mjete nga më të ndryshme për të shqyer dyert e selisë së Partisë Demokratike.

protesta e berishes-selia pd

Në protestën e djeshme, të organizuar nga ish-kryeministrit mbështetësit e tij janë parë duke mbajtur në duar qese me pllaka guri.

Kujtojmë që një ditë më parë, protestuesit ishin kujdesur që të merrnin edhe një tra të madh prej hekuri, që u përdor për të shkallmuar dyert.

Sendet që mbanin njerëzit e Sali Berishës ishin të shumëllojshme, kryesit vegla pune, si shkallë për tu ngjitur në katin e dytë, leva hekur, vare apo edhe matrapik.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se protesta e organizuar nga ai ishte paqësore, por fotot, videot dhe faktet e tjera tregojnë se ajo ishte e dhunshme. Protestuesit thyen dyer dhe dritare të selisë blu, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zyrën e kryetarit, por edhe në zyrat e tjera.

pllaka protesta

tra hekuri

e86ed1b1-06d9-4dda-811a-540b542e57ce e9f72a69-477f-4ada-8607-ca6342632b33

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura