FOTOT/ Digjet makina në Vlorë, biznesmeni: Ishte e qëllimshme

Mar 15, 2016 | 20:47
SHPËRNDAJE

Një automjet është përfshirë nga zjarri në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 19:30.

Makina-Logo3
Makina e djegur e biznesmenit

Policia thotë se menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse. Automjeti i djegur është tip “Benz” me targë VL 2090 C i parkuar pranë rrethrrotullimit të Skelës.

Policia: Rreth orës 19:30, ka marrë njoftimin se në lagjen “Pavarësia”, një automjet është përfshirë nga flakët.

Makina e bizmesmenit
Makina e bizmesmenit

Ai është nën pronësi të biznesmenit J.Gjiknuri 67 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”. Nga hetimet paraprake të Shërbimeve të Policisë dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.

Mirëpo, vetë biznesmeni ka thënë se zjarrëvenie ka qenë e qëllimshme. Këto deklarata ai i ka bërë për “News 24”.

Makina-Logo2

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura