Ky është 34-vjeçari Elis Salaj, i cili akuzohet se vrau Pëllumb Ismailin gjatë një shkëmbimi zjarri në një lokal në Athinë mbrëmjen e 21 shkurtit.
I riu nga Fieri, bashkëpronar i një lokali nate në shtetin fqinj, i shpëtoi një atentati në dhjetor 2022 dhe dyshonte se autor ishte vëllai i viktimës.
Atentatori në momentin që tentoi ta qëllojë 34-vjeçarin iu bllokua arma dhe u largua. Ngjarja ndodhi jashtë klubit të Elis Salajt në rrugën Liosion, të cilin e kishte në bashkëpronësi dhe ishte baza e grupit të tij.
Për atentatin e dështuar Elis Salaj, kreu i një grupi kriminal në Athinë, akuzonte vëllain e 40-vjeçarin.
Çfarë ndodhi mbrëmjen e krimit
Pëllumb Islami dhe vëllai i tij ndodheshin në lokalin në “Nea Ionia” mbrëmjen e 21 shkurtit. Vëllai i viktimës mësohet se ka debatuar me grupin rival të Elis Salaj.
Më pas ata kanë dalë jashtë ku ka nisur shkëmbimi i zjarrit.
Nga të shtënat mbeti i vdekur 40-vjeçari nga Delvina dhe autor i krimit raportohet se është Elis Salaj.
Autorët u zbuluan pasi pas ngjarjes braktisën në vendin e krimit dy prej automjeteve të tyre.
Prokuroria greke ka lëshuar 8 urdhër arreste, ndërkohë ende nuk është vendosur në pranga asnjë prej personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al