Emocione në mbrëmjen e djeshme gjatë “Ballos së Bamirërisë ”, që këtë vit ishte dedikuar si ndihmë për fëmijët me sindromën ‘Down’.
Ky event organizohet çdo vit nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe zonjës së parë, Odeta Nishani.
Në këtë mbrëmje kanë qenë të pranishëm shumë figura të njohura të politikës, artit dhe jo vetëm. Mbrëmja prezantohej nga floriana Garo dhe Drini Zeqo, ndërkohë që të zgjedhurit specialë ishin piktorja, Irma Nika dhe violinisti Emmanuel Bishop.
“Ndihmojini sa mundet jo për mëshirë, jo sepse të qënit ndryshe iu prek sentimentalisht, jo si indiferentë, soditës. Është një ndihmë që lartëson nderin dhe dinjitetin tuaj si qytetarë aktivë që arsyetojnë, reagojnë dhe kontribuojnë për të mirën e të gjithëve.”-ishte mesazhi i të parit të shtetit.
Ja disa foto nga eventi i mbrëmjes së të premtes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al