Fotot, ja dy shefat e policisë që Basha i akuzon për implikim në trafik droge

Nov 4, 2015 | 13:23
SHPËRNDAJE

Duke përsëritur akuzat në drejtim të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për lidhjet me trafikun e drogës në vend, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka denoncuar sot me emra dy shefat e policisë, si të implikuar në trafik e në dispozicion të krerëve të bandave të drogës.

rama tahiriNë një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha deklaroi se denoncimi faktohet nga ndërkombëtarët.

A do jetë krenar Edi Rama sot për ministrin e tij, pas fakteve të reja që publikojmë, të dokumentuara po kështu nga parnerët se dy drejtorët e tij të Policisë në Korçë dhe në Gjirokastër, janë të implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës. Arianit  Arapi dhe Ajet Zyberi janë dokumentuar përsëri nga parnerët si  shërbëtorë të krerëve të trafikut të drogës, si njerëz në dispozicion të biznesmenëve të hashashit, miq për kokë të Edi Ramës. Era shtet është kjo?!”- tha Basha. 

Sipas tij, kjo është era e kalbëzimit të shtetit. “Kjo është era e rënies së shtetit në duart e mafies. Kjo është era e përzjerjes së kryeministrit dhe qeverisë së tij me krimin. Cili është treguesi, matësi kryesor i shtetit?! Është forca, dhuna ndaj të pamundurve?! A është vallë shtet të mbushësh qelitë me të varfër, me të pamundur që nuk kanë 10 mijë lekë  të vjetra të paguajnë energjinë se nuk kanë se me çfarë, se nuk kanë ku ti marrin?!”- tha Basha.

Zyberi dhe Arapi
Zyberi dhe Arapi

Basha ka thënë më tej se ministri është dokumentuar duke justifikuar e dhënë llogari para banditëve.

Pas arrestimit të bandës në Durrës, ministri i tij është dokumentuar duke justifikuar, duke dhënë llogari para banditëve,  krerëve të  bandës dhe personave të lidhur me ta,   duke ju thënë  “nuk e keni prej meje, nuk isha unë”. Është pikërisht dokumentimi i kësaj që tregon se sa qelbet shteti i Edi Ramës”- tha Basha.

Kreu i PD-se, theksoi me tej se “nuk është era shtet të vendosësh drejtorin e kufirit të Dhërmiut në prehrin e kushërinjve habilaj,  zonë ku magazinohet e bëhet gati për të kaluar në Itali hashashi i vendit?

Ai tha se ky eshtë një regjim kriminal oligarkik. “Eshtë kutërbimi i ndotjes që ka shkaktuar shkrirja e qeverisë së Edi Ramës me bandat, ndotja e një oligarkie të përlyer me krim. Ky regjim me këto përmësa ka qelbur Shqipërinë,  bashkë me qytetarët kemi detyrën dhe të drejtën ta largojmë një orë e më parë”- perfundoi Basha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura