Redaksia e “LazioPress.it” ka publikuar draftet e projektit për rikonstruktimin e stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, ku sipas medias sportive italiane aty “patjetër do të pritet ndeshja e kthimit e Grupit I (Shqipëri-Serbi), protagonistë të së cilës do të jenë lojtarët e Lazio-s, Berisha, Cana, Basta dhe Djordeviç”.
“A ju kujtohet? Ndodhi në Beograd, më 14 tetor 2015 në stadiumin e “Partizanit”. Ishte mbrëmja e Serbisë dhe e Shqipërisë, ndeshje e vlefshme për t’u kualifikuar për “Euro2016″, por loja u braktis si pasojë e përleshjeve shumë të dhunshme, pasi një person fluturoi flamurin e Kosovës mbi fushë, duke shkaktuar reagimin e lojtarëve dhe tifozëve vendas. Lojtarët e Lazio-s në terren janë tre: Berisha dhe Cana për Shqipërinë dhe Djordeviç për Serbinë, edhe pse e nisi nga stoli”, raporton “LazioPress’.
Pasi Uefa i dha fitoren në tavolinë 3-0 në favor të Kombëtares së Serbisë, Shqipëria ka paraqitur ankesën, e cila do të diskutohet në audiencën e CAS / TAS më 17 prill në Lozanë. Në pritje që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt.
Dhe tani të gjithë sytë janë në ndeshjen e kthimit, të planifikuar më 8 tetor 2015, i programuar për t’u mbajtur në stadiumin “Elbasan Arena”.
Por nga raportet e fundit kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dëshiron patjetër që kjo ndeshje e rëndësishme të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, i cili ka një kapacitet prej 11.000 spektatorësh.
Stadiumi po i nënshtrohet një rikonstruktisoni të madh, nën mbikëqyrjen e UEFA-s.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al