Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito kanë udhëtuar drejt Italisë së bashku me vajzën e tyre, Luna Mari Ejlli, e cila erdhi në jetë 1 muaj më parë.
Çifti janë takuar prindërit e moderatores, të cilët prej kohësh jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj.
Luiz Ejlli ka postuar në InstaStory një video me prindërit e Kiara Titos, teksa shprehet me batutë: “Ja ku jam me Arben Titon, Kiara Ferragnin dhe Blerta Titon. Tani po iki se erdha sa të bëj një story dhe po vazhdoj prap”.
Kujtojmë që historia e dashurisë së çiftit nisi në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërsa ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në natën finale të spektaklit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al