Aktorja e njohur shqiptare, Luiza Xhuvani, i rikthehet jetës publike pak kohë pas ndarjes nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit Gjergj Xhuvani.
Pas dy muajsh që Luiza Xhuvani u rikthye në skenë, në një mbrëmje poetike me partnerin e saj skenik, Ndriçim Xhepën, fotografi i “Panorama Plus” e ka fotografuar për herë të parë në një mbrëmje gala, siç ishte ndarja e përvitshme e çmimeve “Kult”.
E veshur me të zeza dhe me trishtimin në portret që nuk i ndahej, Luiza u fotografua duke hyrë dhe pasi ishte ulur në sallë, ndërkohë që mbahej show i ndarjes së çmimeve. Natyrisht që ra në sy për klasin në veshje.
Kujtojmë që, “Mbrëmë i pëshpërita një ylli” ishte vepra e përzgjedhur nga aktori i ri, Kristian Koroveshi, që riktheu në skenë në fillim të nëntorit Luiza Xhuvanin, krah mjeshtrit të skenës Ndriçim Xhepa.
Lirika e dashurisë së Rumit, që mishëronte njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës, erdhi në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Aktorët e skenës shqiptare premtuan emocione të papërsëritshme në këtë natë të teatrit të poemës dramatike. /Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al