Fotot nga paparazzi/ Çelet Milva Ekonomi, ministrja heq dorë nga ngjyrat e errëta

Sep 11, 2022 | 20:46
SHPËRNDAJE

Nëse do të na duhet ta përshkruajmë me ngjyra, do të thoshim që ministrja Milva Ekonomi është një simpatizantë e së zezës. Në këtë mënyrë jo vetëm që duket serioze, por edhe fsheh disa nga kilet e tepërta që ka. Por ky sesion i ri ka pasur ndryshime edhe për të.

Disi më moderne dhe me çelët me ngjyra është shfaqur Ekonomi në seancën e parë plenare. Ashtu si shihet në fotot e siguruara nga paparaci ynë, ministrja ka zgjedhur një fustan të gjerë, ngjyrë jeshile të fortë për të veshur në Parlament.

Një zgjedhje që bie në sy kur flasim për imazhe si i saj që jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë me ngjyra të errëta. Jemi shumë kuriozë të shikojmë sesi do të vijojë rrugëtimi i saj në ‘mini pasarelën’ e Parlamentit këtë vit të ri, që duket se ka nisur mbarë për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura