Fotot nga paparazzi/ Deputeti i Shkodrës nuk bie në sy për fjalimet në Parlament, por për veshjet me ngjyra

Jul 14, 2024 | 13:30
SHPËRNDAJE

Një transformim thuajse të çuditshëm mund ta quanim atë që ka pësuar muajt e fundit deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës.

agron cela deputet

Agron Çela deri para pak muajsh ishte profili mëse normal i një deputeti, duke ruajtur pamjen prej zyrtari me kostume të errëta.agron cela deputet (1)

Por diçka ndodhi dhe stili i tij erdhi tërësisht ndryshe. Pas fiksimit me markat luksoze, tashmë ai ka gjetur një tjetër pasion. Për shumë javë me radhë e pamë sesi sillte të kombinuara veshjet e markës “Guçi”.

agron cela deputet (2)

Ndryshe nga shumë kolegë të tij, Çela nuk ka pasur ‘frikë’ të fshehë logot e markave të shtrenjta, përkundrazi, i ka reklamuar ato.

agron cela deputet (3)Por tashmë, fiksimi i tij me “Guçi” ka kaluar dhe i ka lënë vend fiksimit të ri me ngjyrat e forta. Pasi e kemi parë me të verdha, këtë herë ai kishte zgjedhur një kostum me ngjyrë të kuqe. Rezultati? Natyrisht që fitoi vëmendjen tonë, por edhe vëmendjen e kolegëve të tij.

agron cela deputet (6)agron cela deputet (4)agron cela deputet (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura