Kanë qenë shumë të rralla rastet kur Jorida Tabaku ka kaluar pa u vënë re në oborrin e Parlamentit. Demokratja është një zë i rëndësishëm i opozitës në denoncimet e saj të përditshme, po ashtu dhe në debatin në Parlament ku godet herë pas here.
Deputetja e Partisë Demokratike ka bërë diferencën me stilin e saj dhe sharmin që sjell në çdo dalje të sajin. Vetëm pak javë më parë përcaktuam stilin e sa, si një miksim i klasikes dhe formales, ku dominonin fundet nën gju dhe këmishët me ngjyra neutrale.
Por tashmë që temperaturat kanë arritur në maksimum dhe sesioni parlamentar, edhe Tabaku mund t’ia lejojë vetes pak më shumë komoditet, por gjithnjë duke ruajtur elegancën e saj.
Këtë të enjte, deputetja erdhi në Parlament me një palë pantallona të gjata lino në ngjyrë kremi si dhe një këmishë bojë qielli.
Natyrisht që edhe në këtë ‘look’ nuk kanë munguar takat, duke plotësuar kështu imazhin e saj, si një ndër gratë me më shumë shije.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al