Fotot nga paparazzi/ Jorida Tabaku larg politikës, ditët e pazareve të politikanes demokrate me vajzat binjake

Jan 21, 2023 | 19:52
SHPËRNDAJE

Gjithnjë e veshur chic, por duke ruajtur një stil edhe disi ‘casual’, deputetja Jorida Tabaku identifikohet edhe si një prej femrave të veshura më mirë në politikë.

jorida tabaku vajzat binjake

E duket se e tillë është edhe në të përditshmen e saj. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë Joridën, këtë herë në detyrën e saj si nënë. Ashtu si duket edhe në foto, mami Jorida dhe vajzat e saj binjake kanë kaluar kohë së bashku duke bërë pazar.

jorida tabaku vajzat binjake2

E natyrisht që peshën më të madhe e ka mbajtur vetë deputetja, që duket e ngarkuar me dy çanta dhe nga ana tjetër edhe dy vajzat kishin zgjedhur ta ndihmonin duke mbajtur një qese së bashku. Deputetja e selisë blu mbante veshur një pallto ngjyrë bezhë dhe pantallona të zeza.

jorida tabaku vajzat binjake3

Si duket në të përditshmen e saj, Jorida nuk zgjedh taka, duke preferuar që këto ditë pazaresh të jetë më praktike, teksa lodhja duhet të ketë qenë jo vogël. Megjithatë, edhe në këtë ditë të ngarkuar ajo vijon të duket sharmante. Në një nga intervistat e saj të rralla për jetën private, Tabaku ka zbuluar edhe njohjen me bashkëshortin e saj.

“Me Saimirin jemi njohur gjatë punës. Ka ardhur natyrshëm. Më kujtohen takimet tona të para në kontekstin e shoqërisë. Ishte një kohë pa preokupime, falë edhe moshës ne mendonim si ta shpenzonim kohën e lirë, si të dilnim bashkë, si të bënim udhëtime. Ndërkohë që tani martesa nuk është se ka ndryshuar shumë gjëra, jemi po ne të dy, po njësoj siç kemi qenë më parë, por ka shumë vendime të përbashkëta që duhen marrë, jetojmë në një çati…”, shprehej Tabaku.

jorida tabaku vajzat binjake1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura