Fotot nga paparazzi/ Kush janë meshkujt sportivë, që hoqën dorë nga makinat për biçikletat

Dec 9, 2023 | 11:33
SHPËRNDAJE

Shpesh na ndodh që trafiku të kushtëzojë ditën tonë, ndaj edhe shumë kanë zgjedhur të pedalojnë në rrugët e Tiranës, si për t’i shpëtuar kaosit të makinës. Por, duket se tashmë pedalimin e kanë zgjedhur edhe disa nga personazhet e njohura të “showbizz”-it tonë.

landi hysi

Më klasiku ndër tipat sportivë që njeh “showbizz”-i është padyshim Landi Hysa. Këngëtari i grupit “West Side Family” e ka treguar shpeshherë natyrën e tij sportive. Shpesh, paparaci ynë e ka fotografuar teksa bën vrap apo sport. Edhe në veshje, Landi e tregon natyrën sportive, duke e shndërruar tashmë në një mënyrë jetese sportin dhe jetësën e shëndetshme.

landi hysi1

Natyrisht që edhe për të, biçikleta është një zgjedhje e hershme. Një karakter si i tij, që e ndan kohën mes angazhimeve dhe sportit, vështirë se mund të mendohej ndryshe. Në fotot që shpeshherë kemi sjellë në faqet tona, nuk është më surprizë prania e biçikletës te Landi, gjithçka që ndryshon është vetëm “look”-u i tij.

landi hysi2

Shpesh e kemi konsideruar si një ndër meshkujt të veshur më mirë, ku kombinimet i rrijnë perfekt. Edhe pse shpesh sportive, Landi di sesi ta plotësojë pamjen e tij. E tillë ka qenë edhe kjo paraqitje e tij e fundit, ku veç ushtrimit të sportit teksa pedalon, ka rënë në sy edhe veshja e tij, si gjithmonë plot stil.

Dion gjika

Një tjetër emër që rrallë na ka ndodhur ta ndeshim në faqet tona është edhe balerini Dion Gjika.

Balerini prej javësh ishte prezent në “Dancing with the Stars”, ku edhe kërcente krah Xhuliana Nurës. Dyshja u eliminua para një jave nga ky spektakël, duke i lënë të dy protagonistët të zhgënjyer. Megjithatë, përgjatë javëve të konkurimit, dyshja pati një marrëdhënie të vështirë.

Dion gjika1

Shpesh Dioni dhe Xhuliana janë përplasur me njëri-tjetrin, duke e vështirësuar edhe më shumë këtë bashkëpunim. Teksa Xhuli u shpreh se nuk do të kishte dashur të kërcente me Dion, balerini ka vendosur të jetë më i tërhequr në lidhje me sherret. Por, teksa eksperienca e tij në ekran përfundoi, në të përditshmen e tij angazhimet vetëm sa janë shtuar.

Dion gjika2

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë Dionin në qendër të Tiranës, ku kishte zgjedhur të lëvizte me biçikletë. Ajo që bie në sy është edhe mbajtësa për fëmijë që ka pas në biçikletë, duke nënkuptuar se edhe kur është me vajzën e tij, Dioni zgjedhë të udhëtojë me të biçikletë, duke evituar trafikun, por edhe duke ushtruar sport.

E nëse dy personazhet e para kishin preferuar njëherazi edhe shmangien e trafikut, edhe sportin, më ndryshe është situata për aktorin e njohur, Artan Imami.

Artan Imami

Për t’i bërë ballë trafikut, aktori shihet me një motor të thjeshtë. Imami, është fotografuar nga paparaci ynë, teksa ka qenë duke ecur me motorin e tij, duke hequr dorë kështu nga makina, një zgjedhje kjo praktike, ndonëse jo sportive.

Artan Imami1 Artan Imami2 landi hysi landi hysi3 landi hysi4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura