Fotot nga paparazzi/ Ministrja që s’ka nevojë për ndihmën e shoferit! Si ndryshuan ardhjet e Anila Denajt në Kuvend pasi u rikthye në kabinet

Oct 29, 2023 | 18:37
SHPËRNDAJE

Anila Denaj prej disa muajsh është rikthyer në kabinetin qeveritar. Tashmë, ajo mban postin e ministres së Bujqësisë, duke u rikthyer pas disa vitesh sërish në qeveri.

anila denaj

Disa muaj më parë, e shihnim Denaj, teksa vinte në Parlament nën shoqërinë e kolegëve të saj. Si gjithnjë, ajo shfaqej pa “make up” dhe me veshje gjithnjë të thjeshtë. Por, duket se posti i ministres, e ka ndryshuar disi Denaj.

anila denaj1

Ashtu si mund edhe të dallohet nga fotot e shkrepura nga paparaci ynë, në oborrin e Parlamentit, tashmë ajo vjen me shofer dhe makinë, ashtu si posti i ministres e kërkon.

Megjithatë, Denaj nuk bën pjesë tek ato ministra që preferon që derën e makinës t’ia hapë shoferi. Ndonëse në një telefonatë dhe me duart e zëna, ministrja e Bujqësisë, ka zgjedhur që ta hap vetë derën, duke mos pritur shoferin.

anila denaj3 anila denaj2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura