Kastro Zizon do ta përshkruanim si një ndër personazhet më dinamikë në shoëbizzin tonë. Prej shumë vitesh tashmë aktiv në këtë treg, ai shpesh ka spikatur për deklaratat e tij pa shumë barriera.
I angazhuar me këngën, por edhe me projekte të tjera, artisti është mundur të fotografohet nga paparaci ynë, në një ditë të zakonshme në një nga baret e Tiranës. Qëkur ka hequr dorë nga alkooli dhe lëndët narkotike, Kastro tashmë shfaqet duke konsumuar vetëm kafe dhe cigare.
Nën shoqërinë e mikut të tij, këngëtari duket se e ka shijuar shumë si bisedën, ashtu edhe kafen. I veshur gjithë ngjyra dhe tërësisht sportiv, ai duket i pashqetësuar edhe kur pikas se po fotografohet. Kjo është një mënyrë e re jetese e tij, qëkur deklaroi se kishte hequr dorë nga substancat që përdorte prej vitesh.
I ftuar në një program televiziv, pak kohë më parë, ka rrëfyer një pjesë të vështirë të jetës së tij person ale, pikërisht abuzimin me alkoolin dhe drogërat. Kastro arriti që të largohej prej tyre me ndihmën e familjes. Ai tha se momenti kur vendosi të bënte ndryshimin në jetë ishte një natë kur kishte pasur probleme me shëndetin, madje duke qenë edhe në prag të vdekjes.
Me babain e tij pranë, ai kishte vendosur që për hir të familjes, bashkëshortes, fëmijëve e njerëzve të tjerë, por edhe për hir të vetes së tij, kishte marrë vendimin për t’i dhënë fund abuzimit.
Po ashtu, ai tha se “shtylla” ku është mbështetur në periudhën e vështirë të largimit nga pijet alkoolike dhe drogërat ka qenë bashkëshrotja e tij Sara, e cila sipas Kastros ka ndër të tjera nerva të hekurta që arrin ta përballojë, por duke qenë mirënjohës që i ka qëndruar gjithnjë pranë.
Nga ana tjetër artisti pranoi se është penduar gjatë kësaj kohe për ato çka ka bërë në kohën e abuzimit të tij, për dëmin që i ka shkaktuar personave rrotull dhe për dhunën psikologjike që kanë përjetuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al