Nuk janë skena që i shohim shpesh këto të dy fotove që paparazzi i “Panorama Plus” ka kapur pak ditë më parë.
Ndërkohë që jemi mësuar të shohim politikanët, të cilët rrinë me njëritjetrin, mundësisht të majtët bashkë dhe të djathtët bashkë dhe nga ana tjetër aktorët që rrinë gjithnjë brenda dhe jashtë skenës me njëri-tjetrin, kësaj here panorama ndryshon.
Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Arbër Agalliu, është parë në shoqërinë e ish-ministres së Financave të PS, Anila Denaj. Dhe jo vetëm kaq, me ta ishte edhe aktori i mirënjohur Luftar Paja.
Nuk e dimë se cila bisedë ka qenë më interesante për ta, ajo për artin apo për ngjarjet më aktuale politike. Në një skenë të ngjashme janë shfaqur dy ministrat aktualë, Bledi Çuçi i Ministrisë së Brendshme dhe Mirela Kumbaro, Ministre e Mjedisit dhe Turizmit.
Ata janë parë duke folur me Ilir Butkën, i cili ka ndryshuar edhe pamjen kohët e fundit sepse po vë në skenë një shfaqje të Shekspirit, me regji të Altin Bashës.
/PanoramaPlus/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al