FOTOT/ Nga produktet e detit tek taco-t spanjolle, ja menuja e darkës në Samitin e NATO-s ku u mblodhën liderët botërore

Jun 29, 2022 | 11:39
SHPËRNDAJE

Mediat greke kanë zbuluar menunë në darkën që Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës kishin organizuar në Pallatin Mbretëror për krerët e shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në samitin e NATO-s në Madrid.

FWXfYD8WQAAa90J

Mësohet se menuja është përgatitur nga shefi i famshëm madrilen i kuzhinës Paco Ronthero.

Darka filloi me 13 pjata mesore, ku kishte ullinj, briosh me ton të kuq dhe mustardë sipas stilit të vjetër madrilen, produkte deti, levrek me “qumësht tigri” (salcë e famshme e kuzhinës peruane), taco me mish viçi të ëmbëlsuar dhe salmon të tymosur.

Mezet plotësoheshin me kroketa me karkaleca me hudhër, misër të pjekur me guacamole, gaforre, kroketa merluci të skuqur dhe gazpaço me vaj borziloku.

Pjata kryesore kishte merluc me salcë. Menuja shoqërohej me verë të kuqe, verë të bardhë, ujë të gazuar.

Ndërkohë gjatë darkës, kryeministri Edi Rama është ulur në krah të kryeministrit kanadez Justin Trudeau dhe përballë tij qëndrojnë Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës, si dhe Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

FWXfZ1mXoAA4xO5 FWXfZ1mXoAI7K3L FWXfa8kWYAAvx-K

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura