Mbrëmjen e djeshme Sheshi Skënderbej u shndërrua në një skenë baleti, me plot të rinj dhe të reja.
Nën tingujt e muzikës, në një mbrëmje magjike të rinjtë e Tiranës, dhe jo vetëm, shijuan mbrëmjen e djeshme valsin vjenez nën koreografinë e balerinit dhe koreografit shqiptar me famë botërore, Eno Peçi.
Ishin të shumtë në numër të rinjtë që shfaqën dëshirën për të mësuar se si kërcehet një vals, e ku ka më bukur se të mësosh nga më i miri.
Aktiviteti u organizua nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Ambasadën e Austrisë në Tiranë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al