FOTOT/ Shëtitorja e Sarandës, Alket Hyseni nxjerr pamjet: Këtu punohet pa ndalesë, skeptikëve dhe dembelëve të opozitës…

Oct 24, 2020 | 14:34
SHPËRNDAJE

Pamjet që shihni në fotot më poshtë janë të Sarandës, e cila do të ketë brenda një kohë të shkurtër të përfunduar shëtitoren buzë detit.

hyseni sarand5

Deputeti i PS, Alket Hyseni, ka publikuar fotot në rrjetin social facebook dhe i përgjigjet të gjithë skeptikëve dhe atyre që ai i quan “dembelë të opozitës”, se po “shpërfaqet pak nga pak shëtitorja e re e Sarandës”.

Në postimin e tij, deputeti socialist thotë se sot ka qenë personalisht në qytetin bregdetar, për të parë nga afër “se si po merr jetë premtimi ynë, investimi më i bukur i Sarandës”.

Hyseni sigurin se për këtë vepër “këtu punohet pa ndalesë”.

POSTIMI I PLOTE

Shtresa shtresa, gurë pas guri e pllakë pas pllake, shpërfaqet pak nga pak shëtitorja e re e Sarandës.

Përtej komenteve të skeptikëve, kundërshtive të dembelëve të opozitës, si dhe mes halleve të shtuara biznesit pranë saj, të cilëve ju kërkojmë vetëm durim, këtu punohet? pa ndalesë.

Sot, me Adin pamë nga afër se si po merr jetë premtimi ynë, investimi më i bukur i Sarandës, Shëtitorja e rilindur mbi dallgët? e detit.

hyseni sarand hyseni sarand2 hyseni sarand3 hyseni sarand4 hyseni sarand5 hyseni sarand6 hyseni sarand7 hyseni sarand8 hyseni sarand9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura