Akullnajat po shkrihen me një shpejtësi të paparë, duke zbuluar sende të ngrira shumë kohë më parë. Një rast i tillë është në Alpet zvicerane ku shkrirja ka nxjerrë në pah një avion Piper Cherokee të humbur në 1968.
I fshehur për më shumë se gjysmë shekulli, ai u rishfaq pa paralajmërim kur akulli u shkri në fillim të gushtit.
“Në fillim mendova se ishin dy çanta shpine,” shpjegon udhërrëfyesi Dominik Nellen, i cili për dekada ecën nëpër male.
“Në fillim pashë krahët, pashë sediljet. Pashë një këllëf syze. Një krem Nivea dhe një kapele e kuqe dhe objekte të dëmtuara të shpërndara,” thotë ai, raporton Sky News.
Artikujt e blerë më shumë se 60 vjet më parë qëndrojnë të ruajtura në mënyrë të përkryer në dëborë.
Trupat e tre pasagjerëve u gjetën nga autoritetet në atë kohë, por policia tha se ata nuk kishin aftësitë për të hequr avionin nga një zonë kaq e largët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al