FOTOT/ Thatësira në Kosovë: Liqenet shndërrohen në kullota Aug 28, 2022 | 13:20 SHPËRNDAJE 1Një varkë shihet në Liqenin e tharë të Fierzës. Ky liqe artificial, që gjendet në kufirin midis Kosovës e Shqipërisë dhe ka kapacitet që të mbajë mbi 3 miliardë metër kub ujë, së fundmi është tharë si pasojë e mungesës reshjeve të shiut dhe temperaturave të larta. 2Në Liqenin e Fierzës, në pjesën e Kosovës, hapësira që dikur ishte e mbushur me ujë tani është shndërruar në kullotë për bagëtitë. 3Një varkë në brigjet e Liqenit të Batllavës. Edhe në këtë liqe, uji i të cilit përdoret për pije në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, vërehet rënie e nivelit të ujit. 4Thatësira ka goditur edhe Liqenin e Përlepnicës, nga i cili furnizohet me ujë Komuna e Gjilanit. 5Lumi që kalon përmes Komunës së Kamenicës, është tharë krejtësisht. 6Në Liqenin e Fierzës shihet vendi ku më herët kalonte një rrjedhë e ujit. 7Për shkak të rënies së nivelit të ujit, Liqeni i Fierzës po përdoret nga banorët për të kaluar me makina. 8Katër varka në Liqenin e Batllavës, në Komunën e Podujevës. 9Ky është guri i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës, por tani thatësira e madhe e ka nxjerr atë mbi sipërfaqen e tokës. 10Thatësira në Liqenin e Badocit ka bërë që qytetarët të krijojnë rrugë të reja mbi shtratin e liqenit. 11Peshkatari Zabit Zhjeqi, tha se niveli i ujit në Liqenin e Batllavës ka rënë për pesë metra. 12Pavarësisht rënies së nivelit të ujit, në Batllavë peshkatarët po vazhdojnë peshkimin. 13Në Lumin e Shtrembër të Kamenicës, që kalon përmes qytetit, ka rënë niveli i ujit. 14Ky është objekti i Doganës së vjetër, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës. 15Disa varka shihen në rrjedhën e Lumit Llap, ku vërehet rënie e nivelit të ujit. 16Thatësira në Liqenin e Fierzës, liqe artificial i krijuar për të furnizuar Shqipërinë me ujë të pijes. 17Një rrjedhë e ujit që përfundon në Liqenin e Badocit. 18Kjo është një kërcimore e ndërtuar në Përlepnicë, liqenin që është prekur nga thatësira. 19Thatësira në Liqenin e Badocit ka nxjerr në sipërfaqe edhe trungje të druve. 20Një qytetar duke peshkuar në Liqenin e Badocit. 21Një qytetar duke u relaksuar pranë bregut të Lumit të Shtrembër në Kamenicë. 22Degë e Lumit Llap, e cila sipas banorëve, qe gjashtë muaj është tharë. 23Objekti i Doganës së vjetër shihet në Liqenin e Fierzës. Sipas një raporti të Komisionit Evropian, kontinenti evropian po përballet me thatësirën më të rëndë në 500 vjetët e fundit./REL NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al Te lidhura Joe Biden në takimin e fundit me Presidentin e Kinës/ Xi Jinping: Do bashkëpunoj me Donald Trump “Shqiptarët po prisnin gabimin tonë”, trajneri i Çekisë “qan” pjesën e parë: Duhej të kishim shfrytëzuar rastet Të dhënat e INSTAT: Rritet mosha mesatare, 20% e popullsisë mbi 65 vjeç! Si po plaket Shqipëria “Kemi mundësi për vendin e parë”, Silvinjo i lumtur me lojtarët: Çekët janë të fortë fizikisht, ne jemi më teknikë Izraeli vret dy udhëheqës të Xhihadit Islamik gjatë sulmeve ajrore në Siri