FOTO+VIDEO/ Destinacion direkt Shqipëri-Amerikë me “Air Albania”? Rama: Synohet të arrihet më…

Sep 14, 2018 | 23:46
SHPËRNDAJE

Avioni, stafi… të gjithë duken gati një ditë para fluturimit të parë. Këtë pasdite, në aeroportin e Rinasit është ulur një mjet fluturimi i kompanisë “Air Albania”, për ceremoninë e inagurimit, ku prezent është edhe Kryeministri Edi Rama.

Gjatë ceremonisë së inaugurimin, Edi Rama, deklaroi se sot merr jetë një ëndërr, e cila do të jetë shumë e gjatë.

RAma

Rama vlerësoi edhe aksionerin e “Air Albania’, “Turkish Airline”. “Është një partner global që prej vitesh është lider dhe ka marrë edhe çmimin e kompanisë më cilësore në botë, tha kreu i qeverisë”, tha Kryeministri. “Emocion tejet i veçantë qe sot mes miqsh bashkëpunëtorët e pronarësh vullnet mirë përmbushin jo vetëm një zotim ndaj bashkëqytetarëve por një ëndërr që duket e pamundur kompani ajrore të flamurtarit kuq e zi, “Air Albania”. Një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një fluturim i gjatë jo i lehtë por që synimi ynë dhe bindja ime është që ti veçojë shqiptarët sa më larg dhe ti ndërlidhë ata sa më shumë. Më vjen jashtëzakonisht mirë që “Air Ablania” është një vepër kuq e zi, një vepër kombëtare një fryt i arrirë në këtë që për ne është vitit i Gjergj Kastriotit”, tha Rama. “Pa iniciativën dhe mbështetjen bujare të presidentit Erdogan s’do ishin këtu. Ama pas marrjes së vendimit rruga s’ka qenë e lehtë”, shtoi ai teksa shpalosi objektivin për të pasur edhe 3 aeroporte të tjera në vend. “Të kemi dhe tre aeroporte të tjera të Vlorës të Kukësit dhe Sarandës”. Duke folur për shqetësimet për çmimet e kripura, tha se si kompania “Air Alabnia” ashtu edhe ndërtimi i aeroporteve të tjera sjell uljen e ccmimet të fluturimeve. Më tej, Kryeministri Edi Rama u shpreh se brenda vitit 2019, “Air Albania” synon të ketë një fluturim direkt Tiranë-Nju Jork. “Zgjodhëm që shqiponjave tonë tu vëmë emrat e poetëve tanë. I pari, ky është këtu mbrapa është Lasgushi, tjetri që do të vijë menjëherë pas fluturimeve test që  do bëhen pas një muaji me Tiranës dhe Stambollit pastaj me Romën, Milanon, Bolonjën e Londrën do të jetë Migjeni dhe ambicia jonë është që deri janë fund të vitit të ardhëm të çojmë nga Tirana në Nju Jork imzot Nolin”.

Nesër fluturimi i parë

Air Albania ka arritur që të finalizojë paketën e parë të fluturimeve, duke bërë që për herë të parë një firmë me kapital shqiptar, privat dhe publik të ofrojë shërbime në fushën e fluturimeve (në pronësi të Turkish Airlines, 49%, kompanisë shtetërore të kontrollit ajror Albcontroll 10% dhe të kompanisë së themeluar në Vlorë MDN Investment në masën 41%).

rama

Nesër pritet të kryhet fluturimi i parë testues drejt Turqisë.

Udhëtimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa në muajin Tetor, Air Albania do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane.

AIR ALBANIA

Roma, Londra, Milano do të jetë pjesë e fluturimeve të saj, ndërsa do të pasohet nga një program më i plotë muajt e ardhshëm me Athinën, Mynihun dhe Barcelonën.

air albania 1

Por përveç linjave europiane, Air Albania do të ofrojë edhe destinacione ndërkombëtare, ku për herë të parë do të ketë një linjë direkte Tiranë-New York.

Air albania 2

Pritet që biletat të ulen me hyrjen e kësaj kompanie.

air abbania 4

Kompania do të udhëtojë me një flotë të re avionësh, jo më të madhe se 10 vjet, kur mosha mesatare e avionëve që udhëtojnë në Shqipëri është 18.5 vjeçare.

albania air

Avioni i parë është një Airbus 319. Ai do të mbajë ngjyrat e flamurit shqiptar dhe shqiponjën dy krenare.

air ablabua aa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura