Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka mbyllur Asamblenë e 25-të të Përgjithshme të Jashtëzakonshme.
Një mbledhje e thirrur nga 1/3 e anëtarëve me rend dite: Mocion mosbesimi për dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, mbajtësin e thesarit Genc Boga dhe anëtaren Tatjana Marash, të cilët akuzohen se kanë punuar në mënyrë destruktive, në kundërshtim me frymën olimpike.
Mbledhja u zhvillua me debate të forta ndërmjet Bogës, Komisionit të Verifikimit dhe Etikës si dhe anëtareve në sallë. Boga kërkoi të drejtën e fjalës në Asamble, gjë që i’u mohua.
Ndërkohë Marash, nuk ishte e pranishme, pasi mësohet se kishte njoftuar dorëheqjen, megjithatë emri i saj u përfshi në mocionin e mosbesimit. Pas shumë debatesh, u kalua në votim.
Me 45 vota pro dhe 13 kundër, Genc Boga shkarkohet nga detyra e thesarmbajtësit dhe anëtarit të KE-së. Gjithashtu u shkarkua edhe Tatjana Marash me 46 vota pro dhe 12 kundër.
ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al