Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për këngëtarin e mirënjohur shqiptar Frederik Ndoci. Gjithçka nisi pas një materiali hetimor ardhur nga drejtësia Hollandeze, në kuadër të hetimeve për veprimtarinë e dyshuar te një shqiptari që ishte nen mbikqyrje atje.
Numri i celularit të artistit Ndoci, rezulton të ketë dalë gjatë hetimeve të kryera nga prokurorët Hollandezë, të cilët po investigonin veprimtarinë e një shqiptari të quajtur Fatlum Kadija alias Olti Kadija nga Shkodra, por banues në Tiranë.
Gjithmonë sipas materialit hetimor të mbërritur nga Hollanda në Shqipëri, siguruar nga “Shqiptarja.com”, Fatlum Kadija rezulton i dënuar për një vrasje në vitin 2002 dhe se ka lidhje të forta me një organizatë kriminale që veprimtarinë e saj e ka në trafikun e narkotikëve dhe ku drejtuesit e saj janë nga Fieri.
Gjate pergjimeve te kryera per llogari te ketij grupi, prokuroret hollandeze kane identifikuar nje sere numrash telefonik, njeri prej te cileve rezulton se eshte ne perdorim nga kengetari shqiptar Frederik Ndoci. Momentalisht ky i fundit ende nuk eshte thirrur ne Prokurori per t’u pyetur nese e njeh ose jo shtetasin Fatlum Kadia.
Vetë Frederik Ndoci thotë se nuk e di se kush është ky person. Ai thotë se nuk e kanë thirrur në prokurori dhe këtë çështje po e mëson vetëm nga media.
“Sa për bisedën, mund të ketë ndodhur pasi jam person publik dhe numrin tim e kanë marrë shumë persona dhe mbase do jem telefonuar nga personi që kërkon drejtësia holandeze,” tha Ndoci, cituar nga ‘Mapo’.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al